-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte pjesa II e dokumentarit të “RAI3”/ Rama: Meloni, shënjestra kryesore

Kryesoret

“RAI3” do të publikojë sonte pjesën e dytë të dokumentarit për Shqipëri dhe marrëveshjen Romë-Tiranë për emigrantët. Mediat italiane kanë zbardhur ditën e sotme pjesë nga dokumentari ku ka folur edhe ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj, por gjithçka do të transmetohet sonte. Pak orë para se të transmetohet, Edi Rama ka bërë një postim shoqëruar me një foto me gazetarin italian të “Report” dhe një mesazh për Melonin që sipas tij është shënjestra kryesore e emisionit “Report”.

“RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politike italiane mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës,  duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje.

Ahmetaj: Rama i priste mafiozët në zyrë, i pashë me sytë e mi

Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe.  Sonte në mbrëmje shikoni, dëgjoni e gjykoni vetë, unë s’po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë. Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report”” shkruan Rama.

Sonte dokumentari i “RAI3”/ Meloni: T’i çojmë një përfaqim Ramës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit