-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat britanike: Bosi shqiptar u transferua, tani mund të lirohet nga qelia

Kryesoret

Britanikët ngrenë alarmin se Erald Mema 39 vjeç, i cili është i dënuar në Britani të Madhe me 25 vite burgim për trafik kokaine në sasi të mëdha në shtetin ishullor, është transferuar në Shqipëri për të vuajtur dënimin dhe sipas tyre shumë shpejt mund të lirohet.

“Telegraph” shkruan se Erald Mema u transferua për shkak të marrëveshjes Shqipëri-Britani e Madhe për të dënuarit shqiptarë në Angli. 39-vjeçari shqiptar konsiderohet si “një nga 40 kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë të dënuar në Britani”.

“39-vjeçari mund të lirohet shumë më herët në Shqipëri dhe mund të mos vuajë as gjysmën e dënimit që ka marrë në Britani. Kjo për shkak se ligji shqiptar parashikon deri në 15 vite burg maksimalisht për trafikantët e drogës si në rastin e Erald Memës” thotë artikulli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit