Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në dritaren e banesës foli në lidhje për skandalin në sistemin TIMS.
Berisha tha se Bruno Veizaj ka ndërhyrë në sistem për të mos lexuar pasaportën e tij dhe personave.
“Siç jeni në dijeni, sistemit E-Gates dhe TIMS kriminal janë sisteme të ndërtuara nga Bruno Veizaj gjatë kohës që ai punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pra, Bruno Veizaj kishte ndërhyrë në sistem që të lexonte pasaportën e secilit prej jush, por jo të Bruno Veizaj kur Bruno transportonte drogë, kur Bruno merrte misione krimi apo misione të zeza, ai nuk duhej të lexohej” shprehet Berisha.
Më tej ai shton se ekzistenca e kësaj qasje si fenomen bëjnë të mendojmë se veprime të tilla mund të jenë në sisteme të tjera të Policisë së Shtetit në kohë të ndryshme dhe në individë të tjerë.