Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste pasditen e sotme mblodhi online asamblenë. Njoftoi se në 20 korrik do të mblidhet Kongresi. Gjithashtu deklaroi se janë bërë 32 mijë anëtarësime të reja.
“Janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj në të gjithë territorin. Shifra inkurajuese është që 11400 prej tyre janë të rinj nga 18-30 vjeç. Nga gjithë procesi për kongresin e ri janë propozuar 10 mijë delegatë prej të cilëve ka dalë numri 1200 delegatëve të kongresit, që kemi pasur dhe kemi aktualisht” tha ai.