-sidi education-spot_img
28.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Historia e përpjekjeve të BSH-së duhet të shërbejë si pasqyrë për institucionet e ardhshme

Kryesoret

Në kuadër të konferencës shkencore për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij institucioni për stabilitetin ekonomik të vendit.

“Më lejoni ta nis duke cituar dikë që për ju është një nga pikat e referimit, John Keynes, i cili thoshte se në planin afatgjatë jeta është afatshkurtër dhe detyra e bankës qendrore është që të garantojë që në afat shkurtër gjithçka të jetë brenda kornizës së një afati të gjatë. Duke ardhur në këtë moment celebrimi, mendoja se BSH është, në mos i vetmi ndër shumë të paktët, institucioni i republikës tonë që mund të quhet me plot gojën institucion. Në atë kuptim dhe me ato standarte që kemi parasysh kur flasim për institucionet që i duhen një vendi, dhe që bëjnë që ky vend përmbush kriteret e të qenit një vend në botën e zhvilluar dhe në tryezën e familjes evropiane. Nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për plot institucionet e tjera që janë në formim e sipër. Do të ishte vërtet e dobishme që historia e zhvillimit dhe e përpjekjeve të BSH për t’u fokusuar dhe konsoloduar si institucion të dokumentohej dhe të shkruhej, për t’u dhënë të tjerëve një pasqyrë të gjithë rrugës se si u ngrit një institucion i tillë, i cili është plotësisht i integruar në botën ku jetojmë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit