19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Igli Tare: Italia nuk ka asgjë më shumë se Shqipëria veç eksperiencës

Kryesoret

Ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi, Igli Tare në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” shprehet se italianët përveç eksperiencës, nuk kanë asgjë më shumë se Shqipëria.

“I kam parë ndeshjet e fundit të Italisë dhe sigurisht në krahasim me Italinë kanë më shumë eksperiencë. Ky është i vetmi avantazh sepse sa i takon organikës, dy skuadrat janë në nivel të barabartë. Duhet menaxhuar mirë aspekti emocional sepse në të tilla ndeshje mund të bllokohesh.

Shoh që Italisë i mungon diçka në lojë, por mund të përmirësohen gjatë turneut. Besoj se lojtari kryesor i tyre është Scamaça.

Mund të jetë surpriza e këtij Europiani nëse konfirmon formën e këtyre dy muajve të fundit. Por, besoj se duelin mes tij dhe Gjimshitit do ta fitojë mbrojtësi shqiptar. E njeh mirë dhe di si ta ndalë.

Çfarë i ka sjellë Spalletti skuadrës së Italisë? Siguri dhe mentalitet fituesi. Di si ta sjellë skuadrën në formën e duhur, në momentin e duhur, edhe sa i takon aspektit emocional. Dhe për më tepër aty pranë ka një figurë si Buffon”, u shpreh Tare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit