-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Super tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve/ ARRSH 7.3 mld lekë për 4 rajonet e vendit

Kryesoret

Me një fond limit total prej rreth 7.3 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon hapjen e 4 tenderëve për kontrata punimesh dhe mirëmbajtje të rrugëve nacionale. Procedurat përfshijnë 4 rajonet e vendit, në bazë të të cilave bëhet menaxhimi i rrjetit rrugor.

Vlera më e lartë parashikohet për Rajonin Verior Shkodër, me një fond limit prej rreth 3 mld lekë, ndërsa pas tij vjen Rajoni Qendër Perëndim Tiranë, me rreth 1.6 mld lekë. Kontrata e tretë e mirëmbajtjes përfshin rajonin Jugor Gjirokastër me fond limit prej rreth 1.5 mld lekë, ndërsa i fundit është Rajoni Qendër Lindje Korçë, me rreth 1.2 mld lekë.

Hapja e këtyre tenderëve përkon me përfundimin e kontratave për shërbimin e mirëmbajtjes me performancë të rrugëve, të lidhura në vitin 2020. Rrjeti Rrugor Kombëtar përbëhet nga rreth 3600 km rrugë, teksa mirëmbajtja përfshin detyrat e mirëmbajtjes rutinë dhe ato periodike.

Mirëmbajtja rutinë konsiston në detyra që janë të nevojshme për të mirëmbajtur funksionimin e rrugës, siç janë riparimet e gropave, pastrimi i drenazhimeve, vulosja e plasaritjeve, prerja e vegjetacionit, etj.

Ndërkohë që, mirëmbajtja periodike konsiston në masa më të kushtueshme, në mënyrë që të parandalohet degradimi i rrugëve, siç është nivelimi, drenazhimet, rimbushjet, mbishtresat me asfalto – beton, etj. /SCAN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit