Tifozët shqiptarë kanë krijuar dje një atmosferë magjike në duelin me Italinë.
Ata i dhanë forcë dhe mbështetje lojtarëve që nga fillimi deri në fund të ndeshjes.
Pavarësisht disfatës me përmbysje, në fund të sfidës, teksa lojtarët dhe stafi po përshëndeteshin me tifozët pati duartrokitje të mëdha, teksa në sfond dëgjohej edhe kori: “O sa mirë me qenë shqiptarë oe oe”.