Një valë i nxehti ka përfshirë Ballkanin, me temperatura mbi 39 gradë Celsius, që janë regjistruar në Shqipëri, Serbi, por edhe në Malin e Zi.
Në Shqipëri dita e premtja do të jenë ndër më të nxehtat për këtë verë deri në këto momente.
Qytetarët e Beogradit zgjodhën liqenin e Ada Ciganlija dhe shatërvanët për të kaluar orët e nxehta, ku temperaturat arritën 39 gradë.
Ndërsa qeveria urdhëroi punëdhënësit të marrin masa për të mbrojtur punëtorët e tyre nga vala e të nxehtit.
Autoritetet shëndetësore të cilët shpallën alarm të kuq u thanë njerëzve që të mos dilnin jashtë në orët e pikut.
Gjithashtu në Malin e Zi turistët u relaksuan dhe notuan në plazhet përgjatë bregdetit të Adriatikut duke përfshirë dhe zonën e Ada Bojanas pranë Shqipërisë.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore malazeze paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë në hije deri në orët e vona të pasdites.