UEFA ka bërë të ditur se ka hapur hetime për ngjarjet në tribuna dhe pas sfidës mes Kroacisë dhe Shqipërisë, që u luajt në Hamburg më datë 19 qershor.
Pjesë e hetimit do të jetë edhe festimi në fund të ndeshjes i Mirlind Dakut, i cili akuzohet për sjellje të papërshtatshme.
Ndërsa informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.