Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti u shpreh se modeli ekonomik i qeverisë Rama ka treguar së është modeli i luftës ndaj familjes sipërmarrjes së ndershme. Ai foli për zgjidhjen që ka opozita nëse vjen në pushtet.
“Partia Demokratike e ka të qartë vizionin e saj. Me një qeverisje të vogël që në qendër të vëmendjes vendos individin, familjen dhe sipërmarrjen e ndershme, me strategji zhvillimore gjithëpërfshirëse, me implementimin e minimumit jetik, me një model taksimi të ulët dhe i bazuar në taksën e sheshtë 10%, rivitalizimi i familjes, fuqizimi i rinisë dhe i gruas në shoqëri dhe biznes, krijimi i kuadrit të duhur ligjor dhe institucional për të qenë përsëri lider në rajon në thithjen e investimeve të huaja, etj, do bëjmë të mundur kthimin e Shqipërisë në shinat e zhvillimit gjithëpërfshirës, ku çdokush sipas meritës dhe aftësive të tij të ketë në dorë e të bëjë fatin e tij” tha ai.