Banorët e zonës së Rreth Grethit të njësisë Kryevidh në Bashkinë Rrogozhinë kanë dalë në një protestë për situatën e çmimit të grurit.
Banorët thonë se çmimi i shitjes me 22 lekë nuk justifikon as koston.
Ata shprehen se këto pika grumbullimi të cilat ju kanë shitur dhe farën dhe inputet bujqësore i kanë premtuar fermerëve që do ja grumbullojnë grurin me çmim 30 lekë kur të korret.
Në këtë zonë janë mbjellë rreth 800 hektar grurë ndryshe nga viti i kaluar ku ishin 1200 hektar.
Sipas fermerëve deri tani është korrur vetëm gjysma e sipërfaqeve sepse nuk ka magazinim.