Alket Veliu, drejtuesi i Fondacionit “Hasan Tahsini” i ftuar mbrëmjen e sotme në “Frontline” në kuadër të 80-vjetorit të gjenocidit të Çamërisë nga grekët dhe dokumentarin “Koha për t’u kthyer në shtëpi” rrëfeu përjetimet e tij dhe të të atit kur u kthye në Çamëri tek shtëpia e të parëve.
Babai i Veliut ka ardhur 4 vjeç në Shqipëri, teksa i shpëtoi gjenocidit grek ndaj popullësisë çame.
Gjenocidi ndaj çamëve, Veliu: Masakra ishte shtetërore, 6000 veta humbën jetën
“Historia familjare na lidh më shumë. Im atë ka ardhur 4 vjeç në Shqipëri. Ka patur fatin t’a vizitojë 20 vite më parë shtëpinë e vet. Përshkuam një emocion të papërshkueshëm. Kisha dhe merak si do ta menaxhonte atë emocion.
Jam rritur me tregimin e gjithë aktivitetit e tij. Ka punuar për çështjen çame. Janë këta njerëz që në motivojnë më shumë. Në sytë e tyre shoh më shumë njerëz. Janë njerëzit më optimistë këta moshë” tha ai. Dokumentari ‘Koha për t’u kthyer në shtëpi’ u transmetua mbrëmjen e sotme në sheshin “Çamëria” në Konispol ku u prit mjaft mirë.