Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se nuk ka parë arsye që në Serbi të ketë festival sikurse “Mirëdita, dobar dan”, duke theksuar se personalisht beson se përgjigja më e mirë ndaj organizatorëve të ngjarjes është “shpërfillja”.
Më 27 qershor, autoritetet në Serbi ndaluan mbajtjen e festivalit, qëllimi i të cilit është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.
“Po mendoja, nuk shoh arsye për një festival të tillë në Serbi”, tha kryeministri serb, Vuçeviç.
Një ditë pasi grupet e ekstremit të djathtë dhe tifozët u mblodhën në sheshin Dorqol, ku ishte paraparë të që hapej festivali “Mirëdita, dobar dan”, Vuçeviç tha se ata “bënë gjithçka për të treguar se Serbia është shtet që pranon ata që nuk kanë qëllime të mira ndaj shtetit dhe popullit tonë”.
Kur u pyet nga gazetarët se pse shteti nuk garantoi siguri për pjesëmarrësit e festivalit, Vuçeviq tha se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), “vlerësuan se ka pasur një rrezik të madh të prishjes së rendit publik dhe paqes, dhe rrezik për pronën dhe sigurinë e qytetarëve”.
“Nuk ja vlen për ne që të kemi luftë civile në rrugë dhe kaos. Për ne, të kemi policë, prona dhe njerëz që vdesin për të mbrojtur arta që na thonë se jemi terroristë, kriminelë, popull gjenocidal. E dini çfarë, vlerësimi ynë është se ky është vendimi më i mirë marrë parasysh rrethanat”, tha Vuçeviç.
Ai shtoi se ka pasur “propozime të ndryshme” nga ministrat e tjerë të Qeverisë sa i përket mbajtjes së festivalit.
“U thash [ministrave] se përgjigja më e mirë ndaj tyre [organizatorëve] është shpërfillja”, tha kryeministri serb. Për më shumë kliko KËTU