Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka komentuar protestën e opozitës.
Protesta e opozitës pritet të mbahet më datë 11 korrik.
Bylykbashi tha se me vulën PD fitoi identitetin e vet politik.
“Vendimi për vulën jep më tepër besim tek ata që duan të shohin ndryshim në këtë vend. Opozita nuk është më peng gjyqësor. Situata në Shqipëri është e rëndë, nga ajo që shohim çdo ditë deri te skandali te Onkologjiku”, u shpreh Bylykbashi.
Më tej ai bëri thirrje që të gjithë shqiptarët që kërkojnë rotacion të vijnë në protestë.