Për më shumë se dy javë, Kombëtarja Shqiptare na dhuroi emocione të forta, teksa merrte pjesë për herë të dytë në Kampionatin Europian. Të gjithë shijuam ndeshjet dhe atmosferën që duket se kishte mbërritur deri në Gjermani.
Tashmë, futbollistët e kësaj kombëtareje janë shndërruar në yjet e sportit shqiptar dhe në personazhin e preferuar edhe të atyre që nuk kanë shumë njohuri nga sporti. Por tashmë që rrugëtimi i tyre në këtë Europian ka përfunduar, edhe për djemtë tanë ka filluar sezoni veror. Që ditën që Kombëtarja u rikthye në Shqipëri, u vu re se disa prej futbollistëve nuk u kthyen në vendin tonë, duke zgjedhur që t’i nisnin pushimet fill pas përfundimit të ndeshjes.
Dhe duket se tashmë që angazhimi i tyre ka përfunduar, djemtë po gjejnë kohë të relaksohen. Disa pranë familjes, disa pranë partnereve dhe disa të tjerë, si djemtë single më të kërkuar, që shijojnë detin dhe diellin në destinacionet më të kërkuara të momentit./Panorama