Katër persona u arrestuan nga policia kufitare në Vërmicë.
Ata dyshohen se merren me shitblerjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike.
Mes personave të arrestuar ishte një shqiptar i cili u arrestua pasi iu gjet një sasi droge.
Sipas informacioneve gjatë kontrollit te të dyshuarit u gjetën rreth gjysëm kg sasi e marihuanës.
Në cilësinë e provës u sekuestrua droga dhe të dyshuarit i janë dorëzuar Njësisë së Antidrogës për procedura të mëtejshme.