Prokuroria e Korçës ka pezulluar 17 policët për abuzimin me fondet e Frontex.
17 policët dhe 2 pronarët e hoteleve falsifikonin faturat për fjetje dhe ngrënie në hotel.
Ata nga fondet e Fontex përfituan rreth 574 mijë euro.
Nëpërmjet faturave fiktive këta punonjës kanë përfituar edhe pse shumica prej tyre të komanduar me shërbim në FRONTEX janë të akomoduar në shtëpi me qira.
Shuma e të cilët nuk e kalojnë vlerën e 200 Euro në muaj për 3-4 persona të akomoduar.
Prokuroria e Korçës i ka lënë policët nën akuzën “Për vjedhje dhe shpërdorim detyre”.