Spanja në gjysmëfinalet e Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga De la Fuente triumfoi 2-1 përballë Gjermanisë në një duel të zjarrtë dhe spektakolar në “MHPArena”, Stuttgart.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Dani Olmo kaloi iberikët në avantazh sapo nisi pjesa e dytë, por gjermanët nuk dorëzohen kurrë.
Dhe arritën të barazonin e evitonin eliminimit falë golit të Florian Wirtz një minutë përpara fundit.
Talenti i Bayer Leverkusen erdhi nga stoli dhe realizoi një gol shumë të rëndësishëm për ekipin e Nagelsmann.
Gjithsesi, Mikel Merino, një tjetër lojtar i futur si zëvendësues, realizoi golin e jetës në minutën e 119′.
Futbollisti i Real Sociedad i dhuroi Spanjës kualifikimin mes 4 më të mirëve në Gjermani 2024.
Djemtë e Luis De la Fuentes do të kenë përballë fituesin e çiftit Portugali-Francë.