-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Durrës, arrestohen 15 persona dhe tre në kërkim, sekuestrohen armë e drogë

Kryesoret

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Summer” dhe ka arrestuar 15 persona, ku 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për 15 persona.

Janë ekzekutuar 13 urdhra ndalimi për Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli, Gerald Taraj, banues në Durrës , Rustem Kolgjini, banues në Shijak dhe Zamir Hoxha, banues në Kavajë.

Ndërsa janë shpallur në kërkim Dashamir Mehmeti, Orgito Mema dhe Enis Piro banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak,  qindra doza me lëndë narkotike të  dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit