-sidi education-spot_img
19.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parashikimi i motit, temperaturat deri në 39 gradë celsius

Kryesoret

Këtë të diel territori i Shqipërisë do të përfshihet nga moti nxehtë dhe i kthjellët. Sipas MeteoAlb, temperaturat priten të shkojnë deri në 38-39 gradë Celsius në qarkun e Beratit.

Depërtimi i masave ajrore nga Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe të nxehtë, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 38-39 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit