Kryebashkiaku Erion Veliaj ka udhëtuar drejt Turqisë dhe është takuar me homologun e tij të Stambollit, Ekrem İmamoğlu.
Ekrem İmamoğlu është bashkëthemeluesi i B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit që këtë vit drejtohet nga Tirana.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Veliaj thekson se rrjeti B40 i krijuar dy vite më parë është zgjeruar.
“Kemi zgjeruar rrjetin, forcuar lidhjet në rajon dhe kemi rritur solidaritetin brenda qyteteve – kjo është fryma! Faleminderit Ekrem Imamoglu për vizionin dhe miqësinë tuaj”, shkruan Veliaj.









