Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Sara Gjordeni, ka shpërthyer në lot gjatë një surprize në “She’s On Top”, teksa partneri i saj Bardhi qëndronte në prapaskena.
Një klip i përgatitur nga ndjekësit e çiftit tregonte momentet më të bukura të tyre, gjë që përloti ish-banoren e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Ne si produksion kemi marrë një mesazh shumë të veçantë nga disa prej ndjekësve të tu. Ju ftoj të ndiqni një video dhe pastaj e komentojmë këtu së bashku”, tha fillimisht moderatorja e njohur, Argjira Spanca.
Nga ana tjetër këngëtari i njohur po e vëzhgonte në prapaskena, ku shihej i qeshur dhe i lumtur.Ndërkohë Argjira pas transmetimit të klipit tregon se fansat kanë thënë se ‘është përmujori i puthjes’. Gjithashtu për Sarën kishte edhe një buqetë me lule.
Gjordeni u emocionua shumë dhe i falënderoi nga zemra të gjithë për këtë surprizë.