Ditën e sotme ka rënë në pranga një 34-vjeçare në Vlorë.
Sipas informacioneve të policisë, 34-vjeçarja u dënua në muajin shkurt me 2 muaj burg për veprën penale ‘vjedhja’.
“Komisariati i Policisë Vlorë ndaloi shtetasen 34 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 08.02.2024, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.”, thuhet në njoftimin e policisë.