-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së bashkëjetueses, në kërkim 28-vjeçari, arrestohet babai i tij

Kryesoret

Një 28-vjeçar me iniciale B.H. (A) është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të banesës së bashkëjetueses dhe familjes së saj me qëllim kanosjen.

Menjëherë policia ka shkuar në banesën e babait të 28-vjeçarit dhe gjeti e sekuestroi pistoletën me të cilën ai qëlloi.

Babai i tij me iniciale B. A., 54 vjeç u arrestua pasi duke fshehur gëzhojën, tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me rastin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion  dhe 1 përforcues grushti.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit