-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tenderi që çoi Pjerin Ndreun në dyert e SPAK-ut

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur sot në SPAK ku qëndroi për më shumë se 40 minuta, ndërsa pas daljes nga SPAK është shprehur se kemi të bëjmë me një kallëzim politik.

“Vepra penale është shpërdorim detyre. Kështu që është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë fare me efekte korrupsioni apo shkelje të barazisë në tendera, përveçse siç duket shërbimi në komunitet që kemi bërë ne në një zonë, që quhet lagja e “Xhenio”, një nga zonat më të rrezikshme në Lezhë, të cilës ne i kemi zgjidhur një problem madhor. Kjo nuk i ka shkuar për shtat Partisë Demokratike të Lezhës, prandaj janë aty ku janë, çfarë t’iu them më shumë.

Të jesh person nën hetim nuk do të thotë se je i akuzuar. Kjo nuk ka lidhje fare as me lënien e mandatit. Ajo që kam bërë unë është detyra në shërbim të komunitetit dhe nuk kam asnjë lloj diskutimi për këtë”, tha Ndreu.

Por cili është tenderi konkretisht që e çoi në SPAK? Pak kohë më parë zëdhënësja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli akuzoi publikisht se kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i besoi dhëndrit të ish-kolegut socialist në Kuvend, Arben Ndoka procesin e rindërtimit me kontrata të majme.

““Eurocompany” shpk ishte kontraktori, i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti” dhe që përfitoi 1.7 milionë euro”, deklaroi Vangjeli.

Ajo tha se Arian Tuku i arrestuar pas zbardhjes së bisedave në SKY EÇ mes bosëve të krimit dhe njerëzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim.

Pjerin Ndreu doli nga SPAK: Jam thirrur si një person në hetim për shpërdorim detyre

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit