-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Edi Rama, prano me urgjencë qeverinë teknike

Kryesoret

Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës nga protesta e sotme për të pranuar qeverinë teknike.

Sali Berisha: Si front i madh opozitar të përballemi me këtë luftë, jo për Berishën apo PD-në, por për cdo prind, fëmijë. Do të bashkohemi për cdo të ri që nuk ka asnjë mundësi për të nisur jetën në këtë vend të grabitur. Rrugën e këtij bashkimi kombëtar, PD e ka shtruar duke vendosur bashkimin tonë në diversitet. Cdo parti e madhe amerikane është e tillë sepse njerëz të ndryshëm bashkohen në diversitetet për një të mirë madhore. Kjo është sot PD që ka mision të vetëm shpëtimin e Shqipërisë dhe për këtë mision, bashkimi në diversitet do të na bëjë të pandalshëm. Me bashkimin PD shpëtoi opozitën, do të arrijmë zgjedhjet e lira, qeverinë teknike dhe do të shpëtojmë flamurin kombëtar. Rama mbylli ciklin, vetëm një i cmendur mund të imagjinojë që Rama do të qeverisë 4 vite të tjera. Unë sot i jap këtë paralajmërim Edi Ramës; Prano qeverinë teknike si kusht i të gjitha kushteve dhe të shkojmë në zgjedhje. Në emër të shqiptarëve mos e drejto Shqipërinë drejt greminës, prano qeverinë teknike me urgjencë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit