Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike Dorjan Teliti u bën thirrje qytetarëve dhe sipërmarrësve që ti bashkohen protestës së sotme që do të mbahet para kryeministrisë në orën 20:00.
Teliti shprehet se sot është dita që të protestojmë për të drejtën tonë.
“SOT ËSHTË DITA! Të protestojmë sot për të drejtën tonë për një jetesë normale! Qeveria teknike dhe rotacioni politik janë sot emergjencë kombëtare”, shkruan Teliti.
Ai theksoi se largimi i Ramës nga drejtimi i punëve, krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme janë e vetmja rrugë që do të rikthejë Shqipërinë në shinat e normalitetit.