-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin rezultatet e Censit, Kosova me 1.5 mln qytetarë rezidentë

Kryesoret

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave Kosova ka 1.586.659 banorë, prej të cilëve 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra.

Deri më tani janë regjistruar edhe 600 mijë banorë jorezidentë. Raporti gjinor nuk ka ndryshime dhe mbetet i njëjtë. Femra 49.90% ndërsa meshkuj 50.10%.

Vetëm në 9 prej 38 komunave ka rritje të numrit të banorëve rezidentë, ndërsa në 29 të tjera kishte ulje. Sipas të dhënave preliminare, mosha mesatare e popullsisë është 34.82 vjet.

Sipas ASK-së ka rënie të numrit të banorëve te grupmosha 0-15 vjeç dhe rritje e numrit të banorët mbi 64-vjeç. Dendësia e popullsisë sipas ASK-së është 145.5 banorë në një kilometër katror.

Komunat me dendësi më të madhe janë Fushë-Kosova 762 banorë në një kilometër katror, Mamusha me 513 banorë dhe Prishtina 434 banorë në një kilometër katror.

Numri mesatar i anëtarëve në një ekonomi familjare në vitin 2024 sipas ASK-së është 4.5 banorë.

Sipas ASK-së në 4 komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut pati bojkotim në masë të madhe, përkundër që një pjesë e tyre thuhet se u regjistruan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit