Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të rrjeteve sociale ka dënuar sulmin me armë ndaj ish presidentit të SHBA-ve Donald Trump.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme”, thotë Meta.
Ai shprehet se Donald Trump u plagos për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.
“Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!”, shkruan Ilir Meta.