Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve.
Balla tha se forcaz zjarrfikëse të mbështetura nga Forcat Ajrore po punojnë për vënien në kontroll të zjarrit masiv në Ulëz, bashkia Mat.
“Policia e Shtetit po identifikon në shumë raste autorët e zjarreve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyje dhe kullota, por që kanë rrezikuar jetën dhe banesat e banorëve. Presim nga institucionet e drejtësisë të zbatojnë parashikimet e Kodit Penal”, shkruan Balla.