-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alimehmeti tregon rreziqet e shëndetit për akulloret me përmbajtje të kontaminuara

Kryesoret

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë demokratike Ilir Alimehmeti ka denocuar shitjen dhe konsumimin e 13.2 ton akullore të kontaminuara me oksid etileni.

Alimehmeti tha se oksidi i etilenit është lëndë e klasifikuar ndërkombëtarisht si lëndë gjenotoksike dhe kancerogjene dhe është e ndaluar përdorimi i tij në ushqime që prej vitit 2011.

“Oksidi i etilenit është faktor risku për sëmundje kanceroze të ndryshme si limfoma, leucemi, kancer stomaku dhe kancer gjiri. Gjithashtu, oksidi i etilenit shkakton dëmtime të sistemit riprodhues, ndryshime gjenetike dhe dëmtime të sistemit nervor”, shprehet Alimehmeti.

Ai tha se për të zbuluar praninë e oksidit të etilenit nuk mund të mbështetemi vetëm mbi raportime ndërkombëtare por duhet të kryhen analizat sistematikisht.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri!”, theksoi Alimehmeti.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit