-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë para Bashkisë, Malkaj: Jetojmë në diktaturë

Kryesoret

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizuan sot një protestë për të shprehur kundërshtimin ndaj zhvillimeve politike dhe sociale në vend. Aktori Mehdi Malkaj ishte një nga folësit kryesorë dhe shprehu një deklaratë të fuqishme kundër qeverisjes aktuale.

Mehdi Malkaj: “Së pari, u lumtë që koha është ngrohur. Dua të bëj një dialog të thjeshtë me ju. Ju keni bërë një betim kur keni veshur atë rrobë, betimi është të mbrojmë atdheun dhe popullin shqiptar. Tani, përse e rrihni këtë popull sa herë të doni dhe mbroni qelbësirat që janë aty brenda? Ne jetojmë në një diktaturë perverse, ku nuk ka kryeministër, por diktator. Mos e harroni kurrë këtë. Po vrasin natën dhe qajnë ditën. Polici, kujtoni betimin tuaj për të mbrojtur popullin dhe jo të mbështesni korrupsionin e qeverisë.”

Protestuesit ngritën zëra kundër qeverisë dhe kërkuan një ndryshim të thellë në qeverisjen e vendit, duke e krahasuar situatën aktuale me një regjimin diktatorial.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit