Mbrëmjen e sotme në Pogradec një 68-vjeçar amerikan me iniciale A.H është gjetur i vdekur në banesën e marrë me qera.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të ngjarjes.