Këshilltari i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike Dorian Teliti ka reaguar në lidhje me raportin e DASH mbi Shqipërinë.
Teliti thotë se ky raport rrëzon propagandën qeveritare dhe evidenton shkaqet e frenimit të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Korrupsion masiv, mungesë konkurrence në cdo hallkë dhe PPP klienteliste, kontrabandë dhe informalitet i përhapur dhe mbytës, trafiku drogës dhe pastrimi i parave, mungesa e sigurisë juridike, etj etj, kanë qenë dhe mbeten frenuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit, sipërmarrjes dhe familjeve shqiptare”, shkruan Teliti.