Mediat raportojnë se disa të dënuar me origjinë shqiptare kanë hyrë në grevë në burgjet greke me pretendimin e shkeljes së të drejtave.
Disa prej shqiptarëve kanë deklaruar se greva do të përshkallëzohet në të gjitha burgjet e vendit fqinj.
Ata pretendojnë se drejtësia greke nuk u njeh të drejtën e lirimit me kusht dhe kanë të paktën mbi 1 vit që janë në pritje.