-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e trefishtë/ Eksperti Elezi: Krimi ka pushtuar vendin

Kryesoret

Ekspert për çështjet e sigurisë pranë Partisë Demokratike dhe Nënkryetar i Këshillit Bashkiak Vlorë Myzafer Elezi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social facebook në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memaliaj.

Elezi u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave si dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit.

Eksperti thotë që kjo ngjarje është një tjetër tregues i dështimit të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj.

“Krimi ka marrë në dorë situatën e rendit në vend, ndërsa qeveria tregon paaftësi të plotë për të siguruar rendin dhe qetësinë për qytetarët. Në 11 vite qeverisje, kjo qeveri është treguar e paaftë për të ofruar rend dhe siguri publike. Ngjarje të tilla tregojnë se qytetarët nuk mund të ndihen të sigurt në jetën e përditshme, dhe kjo është e papranueshme”, shkruan Elezi.

Ai thekson që në emër të Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë do të kërkojnë një hetim të plotë mbi këtë ngjarje kërkon që të forcohen politikat e sigurisë në mënyrë që të mos përsëritet një ngjarje e tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit