Aleksander “Sasha” Kasanof është zgjedhur pasues i Gabriel Escobarit. Kasanof, sipas DASH nga e premtja e 19 korrikut është Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Ballkanin Perëndimor.
Sasha ka shërbyer më parë si Asistent Ekzekutiv i ish Nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe ushtrues i detyrës së Nënsekretarit për Çështjet Politike John Bass. Ai ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë.