Një shpërthim me tritol goditi qytetin e Pogradecit në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke rezultuar në shoqërimin e më shumë se 10 personave.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 në sheshpushimin e një pallati, midis katit të parë dhe katit të dytë, pranë hyrjes së banesës së Meardi Berberi. Autoritetet thonë se Berberi, një person me histori kriminale të shprehur, ishte objektivi i sulmit.
Ai është dënuar pesë herë që nga viti 2011 për vepra penale të ndryshme dhe sapo ka dalë nga burgu pas një amnistie. Shpërthimi me tritol ishte shumë i fuqishëm, duke shkaktuar shqetësim dhe tronditje të madhe në mesin e banorëve të pallatit.