-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama dhe Veliaj menduan se me firmën e Dumanit do fajësonin Mërtirin dhe Zoton

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën ndaj mbështetësve të tij u shpreh se Edi Rama dhe Erion Veliaj me firmën e Dumanit vodhën 130 milionë euro dhe fajësuan Mërtirin dhe Zoton.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy hajdutët më kryesorë të kësaj vjedhje të pashembullt. Një javë më parë, ata të dy besuan se lanë duart, duke shpallur krerët e grupit të organizuar kriminal të djegësit të Tiranës Mërtirin dhe Zoton. Ata menduan se me firmën e Dumanit, mercenarit të tyre, vodhën 130 milionë euro dhe fajësuan si grup kriminal Mërtirin dhe Zoton”, shprehet Berisha.

Ai thekson se përgjegjësit kryesorë të organizatës kriminale të djegësve janë Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi dhe enturazhi i tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit