-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vota e diasporës/ Celibashi: Jemi gati, po presim të bien dakord palët (Rama-Berisha)

Kryesoret

Në pritje të paktit politik Rama-Berisha, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se KQZ është gati për votën e diasporës.

Ai sqaroi se e kanë ndërtuar të gjithë strukturën administrative brenda këtij institucioni. Sipas Celibashit tashmë KQZ është duke pritur palët politike nëse do të arrihet dakordësia për të finalizuar plotësimin e boshllëqeve ligjore.

“Që pas vendimit të GJK dy kanë qenë aktet e veprimit të KQZ, e para ka të bëjë me ndërtimin e një struktura administrative brenda KQZ, e cila do të adresonte në momentin kur kuadri ligjor rregullator do të ishte gati, gjithë aspektin e votimit të diasporës.

E dyta të nxiste për aq sa e kishte të lejuar dhe të sillte në vëmendje të faktorit politik, organizatave të shoqërisë civile nevojën që procesi i votimit nga jashtë të merrte  atë adresim që do të duhet të merrte nga institucionet përkatëse.

KQZ e ka ndërtuar strukturën administrative brenda tij që ka përgjegjësi të dedikuar për të gjitha aspektet e procesit të votimi nga jashtë.

E kemi të konsoliduar drejtorinë për votimin nga jashtë dhe e kemi të organizuar në mënyrë të tillë për t’iu përgjigjur të gjitha atyre elementëve teknikë të votimit nga jashtë, duke nisur nga regjistrimi, administrimi i votave dhe i nxjerrjes së rezultatit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit