Ditën e djeshme zjarri ka rënë në fushën e mbetjeve në Vlorë dhe për shka të erës së fortë ka krijuar tym edhe në qytet.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se zjarri mund të jetë vendosur dhe qëllimisht.
“Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi pasur situatë”, tha Dredha.
Kryebashkiaku i Vlorës kërkoi edhe ndihmën e organeve ligjzbatuese për të vënë para përgjegjësisë personat që shkaktojnë situata zjarresh