Kuvendi miratoi mbrëmjen e djeshme me 106 vota pro dhe 2 kundër ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Këto ishin ndryshimet kryesore, por në rendin e ditës kishte edhe pika të tjera.
Dështoi sërish rritja e pagave për Gjykatën Kushtetuese. Duheshin 84 vota që nuk u arritën. PS siguroi vetëm 74, Fatmir Xhafaj ishte i vetmi deputet socialist që ishte kundër rritjes së pagave për gjyqtarët e Kushtetueses.
Xhafaj ka qenë një prej zërave kritikë, i cili e ka kundërshtuar edhe më herët ligjin “për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nëse ky ndryshim miratohej, pritej të bëhej në 644 mijë lekë të reja. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës do merrte 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrinte në 773 mijë lekë të reja.