Gjatë operacionit ‘Territori i Pastër’ në qarkun e Shkodrës, Pukës, Malësi të Madhe, Fushë Arrëz dhe në Vaun e Dejës u asgjësuan 8839 bimë kanabis.
Në territoret e njësisë administrative Pilt, Shosh, Postribë dhe asgjësuan 5586 bimë kanabis dhe Malësinë e Madhe, Kelmend rreth 957.
Ndërsa në Temal, Vau i Dejës u asgjësuan 2167 bimë kanabis dhe në Qelëz, Pukë rreth 72 bimë kanabis.
Gjithashtu në Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 57 bimë kanabis.
Ndërkohë po vijon puna për identifikimin, arrestimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.