Ditën e sotme Interpol Tirana kreu ekstradimin nga Belgjika në Shqipëri për të shumëkërkuarin Leonard Duka.
Drejtoria e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bruksel dhe me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, realizoi ekstradimin drejt vendit tonë për Leonard Dukën.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2019 së bashku me 6 persona të tjerë dyshohen për vrasjen e personit me iniciale S.M.
Duka dhe 6 personat e tjerë kanë planifikuar vrasjen e personave me iniciale Er.Ma., dhe Er.,Mi dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tyre.