-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Veliaj i jep tendera burrit të zyrtares së tij

Kryesoret

Nga selia e PD-së, zëdhënësja anti-korrupsion Genta Vangjeli akuzoi kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se i ka dhënë tendera të shumtë burrit të zyrtares së tij.

“Një tjetër vjedhje ka hedhur rrënjë në bashkinë Tiranë. Bëhet fjalë për punonjësen me funksione të ndryshme në kohë të Erjon Veliajt, Besjona Dede Mehmetaj.

Me firmën e Veliajt përfitoi kontrata publike me anë të subjektit tregtar StarTek shpk në pronësi të bashkëshortit të saj Lulëzim Mehmetaj në të cilën ka rezultuar më parë edhe vetë ajo si e punësuar, konkretisht:

Në 8 Shkurt 2016 kontratën për tenderin që i kushtoi qytetarëve 80 ditë protesta me objekt: “Këndi i lojërave në Parkun e Liqenit”, me vlerë 708 mijë euro. Në 5 Shkurt 2018 kontrata për rehabilitimin e vendbanimeve të komunitetit Rome me vlerë rreth 77 mijë euro.

Startek është miratuar nga Edi Rama dhe mban statusin e investitorit strategjik për projektin e investimit me potencial strategjik “Dhërmi Resort“ në një sipërfaqe totale prej 133.000 m2 në Zonën Kadastrale Nr. 1481, Himarë, vlera e investimit 13.7 milion euro” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit