-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sadri Ramabaja: Kur heshtja vret

Kryesoret

Pas deklaratës së QUINT-it lidhur me “statusin e Urës së Ibrit” ndërkohë u bë publik edhe prononcimi nga komand e KFOR-it.

Deri tashti KFOR-i e kishte cilësuar pranin e patrollës në afërsi të urës si pjesë të patrollimit të rregullt “në urë dhe përçark saj”. Ndërkaq tani e cilëson prezencën si “prani fikse”, që d.t.th se de fakto kemi “një ndryshim të statusit të urës”!

QUINT-i në deklaratën e shkurtër, por tejet të qartë, që e lexoi ambasadori amerikan, pohonte prerë: statusi i Urës së Ibrit nuk ndryshon!

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona, në konsultim me NATO-n, nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”. [Hovenier].

Kjo deklaratë binte ndesh jo veëtm me realitetin e krijuar në veri, por edhe me marrëveshjet e vitit 2015 e 2016 dhe gjithë procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve e prosperim të paqes. Ajo cenon rënd rendin kushtetus të Kosoëvs dhe risjell në pikëpyetje vetë aktin e shpalles së pavarësisë [17 Shkurt 2008].

Deklarata e KFOR-it e shkon një hap më larg: në fakt e thotë të kundërtën! Përmes saj duket shqeto intenca për ta kthyer këtë poziconim në një lloj kufiri ndarës, qoftë edhe formal, mes shqiptarëve dhe serbëve.

A e ka te ky qëndrim burimin heshtja morbide ndaj aktit agresiv të Serbisë më 24 shtator 2023?

Atë që nuk e bëri dot Serbia me një njësitë të trajnuar për aktivitete subversive dhe përmes simulimit të një kryengritje, sikur pretendon ta mbajë në jetë pikërisht diplomacia! Zatën ndrjen faktike të veriut nuk duhet të harrojmë, e kishte bërë diplomacia [Konferenca e Rambujesë], qoftë edhe në heshtje e në marërveshje edhe me palën shqiptare, para dislokimit të trupave franceze të KFOR-it.

Ky tashmë është sekret publik.

Kjo sjellje e diplomacisë sikur na kujton qëndrimin disi pajtues që ajo ushqente duke tumirl n heshtje deklaratat e Vuçiqit, që i kishte bërë publike pasi ishte akorduar me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për ndarjen e Kosovës, por që cilësohej me gjuhë eufemiste si “riporkufizim” i kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve [Vuçiq: Razgraničenje s Albancima najzdravije za Srbe].

Për këto deklarata të QUINT-it, e tani edhe këtë të KFOR-it, opozita në Kosovë vazhdon të heshtë!

Edhe kryeministri i Shqipërisë politike çuditërisht vazhdon të heshtë!

Kjo heshtje vret.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit