Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku priti sot në takim një delegacion të Zyrës Federale të Hetimit të SHBA-së të shoqëruar nga drejtuesi i Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale në Ambasadën amerikane, Richard Deasy.
Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi qasjen proaktive të Policisë së Shtetit për hetimin e krimit të organizuar dhe rëndësinë e bashkëpunimit me FBI-në për shkëmbimin e shpejtë dhe në kohë reale të informacionit dhe nevojën e angazhimit nëpërmjet Skuadrave të Përbashkëta Hetimore.
Gjatë takimit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku e njohu delegacionin amerikan edhe me rezultatet e aksionit më të fundit, në bashkëpunim me palën britanike, për goditjen e trafikimit të armëve.