Studiuesi Auron Tare ka denoncuar zjarrin që ra ditën e sotme në Finiq dhe si pasojë u dogj parku arkeologjik.
Tare shprehet se zjarri në mesditë shkrumboi Finiqin, një nga qytetet më të njohura të botës Antike. Përveç ndonjë lajmi të thatë për një zjarr të rëndomtë askush nuk foli për katastrofën kulturore ndaj këtij qyteti antik.
“Me ardhjen e Berishës II, ky shërbim u shkri dhe qe prej asaj kohe Finiqi është zhytur në harresë totale institucionale. Ne se lexuesi do të lexojë se një nga Ministrat e Kulturës nuk e dinte se ku binte Finiqi apo se një pjesë e mirë e baballarëve te Kombit nuk e dinte se çfare është apo ku bie jam i sigurt qe nuk do ta besojnë. Fatkeqësisht është e vërtetë. Finiqi ashtu si pjesa me e madhe e Trashëgimisë Kombëtare është pjesë e një harrese dhe neglizhence të frikshme”, thotë studiuesi Tare.
Ai shprehet se edhe pse është premtuar krijimi i një strukture që do të mbronte monumentet e Kulturës përsëri ata janë të braktisura ose të harruara.
“Çdo justifikim për mungesa apo pengesa burokratike janë totalisht të pa vërteta. Me një llogaritje të thjeshtë mund të kuptoni se Parku Kombëtar i Butrintit (një fshat i vogël në kohën e madhështise se Finiqit) nxjerr diku tek 2 milion euro të ardhura nga biletat. 2 Milion euro janë mjaftueshëm për të mbajtur në këmbë të gjithë rrjetin e monumenteve të Kulturës në rrethin e Sarandës.
Përfshi këtu edhe fondet direkte apo indirekte shteterore që shkojnë për Tendera në fushën e turizmit/trashëgimisë do të shikoni se nuk është çështje fondesh por pa aftësie dhe neglizhence totale ndaj Trashegimisë”, shkruan Tare.









