Policia në Dibër ka arrestuar një 31-vjeçar pas akuzave për tentativë vrasje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.
Esmerald Selxhaferi, 31 vjeç, akuzohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me një person tjetër, ka tentuar të vrasë një individ me armë zjarri pas një konflikti të çastit.
Materialet procedurale janë dërguar te Prokuroria për veprime të mëtejshme.









